Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se të arrestuarit janë Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje për gjakmarrje”, “fshehje dhe asgjësim kufome”, pastrim i produktive të veprës penale” dhe “grup strukturuar kriminal”.

Ndërsa në kërkim janë shpallur 36 vjeçari Aurel Hoxha, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri, i cili është pronar i lokalit “Monopol” në Myslym Shyr, si edhe shtetasi Sajmir Kolaveri, të dyshuar për të njëjtat akuza.

Motivet dyshohen për hakmarrje mbas vrasjes së Agim Hoxhës në Britani. Ai u gjet i vrarë dhe i djegur në makinën e tij. Për këtë ngjarje u dënua me 32 vite burg Arben Lleshi, mik dhe bashkëpunëtor i viktimës në Londër. Pas kësaj, fisi Hoxha nisi hakmarrjen ndaj pjesëtarëve të familjes Lleshi.

Në vitin 2013 u vra babai i Klevis Lleshit, Xhavit Lleshi, ndërsa në vitin 2016 u ekzekutua edhe xhaxhai i tij, Hajredin Lleshi. Po atë vit u zhduk edhe një kushëri i Klevisit, Artan Lleshi.

Klevis Lleshi u vra në vitin 20202, ndërsa në vitin 2023, brenda burgut të Peqinit, u vra edhe Arben Lleshi.

Top Channel