Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec/ Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 7 persona, zbardhet dinamika si ndodhi ngjarja

26/09/2025 09:51

Prokuroria e Fierit ka dërguar ne gjyq 7 persona pas vrasjes së dyfishtë të dy vëllezërve Gramoz e Lavdimir Kurtaj ne fshatin Kurjan të Roskovecit në shtator të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë pak para krimit djali i autorit Ervis Kukaj ka patur një konflikt fizik me djemtë e Gramoz Kurtaj si dhe ka qëlluar me pistoletë kundrejt tyre dhe viktimës.

Pas komunikimit telefonik dy vëllezërit Ervis dhe Emauris Kukaj, janë takuar dhe ky i fundit ka treguar ngjarjen.

Armën e zjarrit me të cilën Altin Kukaj ka qëlluar viktimat, Ervis Kukaj, e kishte lënë në kasollen përbri pularisë me qëllim për t’i marre më tej Emauris Kukaj i cili pasi ka marrë armën e zjarrit ka shkuar në vendin ku ndodheshin viktimat, ka marrë armën, duke nxitur babain e tij të qëllonte me breshëri ndaj tyre.

Ndërkohë Prokuroria ka dërguar në gjyq edhe 4 shtetas të akuzuar për përkrahje të krimit.

Top Channel