Vangjush Dako lë qelinë e burgut të Durrësit
26/09/2025 09:14
Në përfundim të ditëve të mbetura nga dënimi me burgim, Vangjush Dako ka lënë qelinë.
Pak minuta më parë ai ka lënë ambientet e IEVP-së Durrës për t’u kthyer në banesë.
Dako u arrestua në 6 qershor 2023. Më 25 nëntor të 2024, GJKKO vendosi që ta dënonte me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre në dy raste.
Vangjush Dako u dënua për shpërdorim detyre në 2 raste, në kohën që ushtronte postin e kryetarit të bashkisë së Durrësit.
Top Channel