
Zv.kryeministrja dhe njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar një arritje të rëndësishme të Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike për vitin 2025.
Sipas indeksit prestigjioz National Cyber Security Index (NCSI), Shqipëria është renditur në vendin e 15-të në botë, duke u përmirësuar me 39 pozicione krahasuar me vitin 2023.
Më tej socialistja shprehet se Shqipëria tregon se siguria kibernetike nuk është më thjesht një sfidë – por një prioritet kombëtar
“Një tjetër arritje për Shqipërinë në fushën e sigurisë kibernetike!
Sipas National Cyber Security Index (NCSI), vendi ynë është renditur i 15-ti në botë për vitin 2025 – një ngritje të rëndësishme prej 39 vendesh krahasuar me vitin 2023!
Ky sukses reflekton punën intensive në:
Përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional
Forcimin e reagimit ndaj incidenteve kibernetike
Rritjen e ndërgjegjësimit publik
Mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe të dhënave personale
Me 85 pikë të plota në NCSI, Shqipëria tregon se siguria kibernetike nuk është më thjesht një sfidë – por një prioritet kombëtar, i Qeverisë Shqiptare dhe Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
Një histori suksesi që konfirmon rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë në hartën digjitale globale“, shprehet Balluku.
Top Channel