
Këto janë pamjet e aksionit të policisë në kryeqytet, e cila njoftoi sot se ka zbuluar një magazinë që përdorej nga 5 të rinj në veprimtarinë ndarjes dhe shitjes së drogës.
Në pranga nga ky aksion ranë Xhoi Zina, Redion Kuqi, Erdi Gjiriti, Ardit Citaku dhe e reja A. Koçi.
Policia sekuestroi 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
“Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xh. Z., në bashkëpunim me shtetasen A. K.
Gjaë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit A. C. dhe E. Gj. Gjatë kontrollit fizik, shtetasi E. Gj. iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. Z., u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.
Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale’, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel