Foto Ilustruese

Dy të rinj kanë konfliktuar me njëri tjetrin mëngjesin e kësaj të premteje në lagjen ’29 Nëntori’ në Vlorë.

Njëri prej tyre ka nxjerrë kaçavidën dhe e goditur tjetrin në dorë. Ky i fundit ka marrë plagë të lehtë ndërkohë që është vënë në ndjekje të autorit.

Edison Goga 35 vjeç është i plagosuri ndërkohë autori 40 vjeçari Besmir Brahimi është në ndjekje nga policia e Vlorës.

Sipas policisë së Vlorës dyshohet se shkaku i sherrit ka qenë për motive të dobëta.

I plagosuri ndodhet në polici për të bërë kallëzimin penal ndaj autorit, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Vlorë/Rreth orës 10:00, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është dëmtuar lehtë në krah me një send të fortë, shtetasi E. G., 40 vjeç, banues në Vlorë. Autori i dyshuar, shtetasi B. B., 35 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel