“Baza” e drogës në Tiranë/ Kokainë dhe armë, TCH siguron fotot e pesë të arrestuarve
26/09/2025 12:06
Këtë të premte u zbulua një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza në Tiranë.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat ka siguruar fotot e të arrestuarve.
Në pranga nga operacioni i koduar “Warehouse”, u arrestuan pesë persona, ku më konkretisht shtetasit Xhoi Zina, Redion Kuqi, Erdi Gjiriti, Ardit Citaku dhe A. Koçi.
Policia sekuestroi 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Top Channel