Vodhën një mjet bujqësor në Vlorë, identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuarit

25/09/2025 15:12

Janë identifikuar dhe arrestuar dy autorët e dyshuar për vjedhjen e një mjeti bujqësor në fshatin Panaja të Vlorës.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, më datë 24.09.2025, në fshatin Panaja, pasi kishin vjedhur një mjet bujqësor për punimin e tokës (frezë), të cilin po e transportonin me një automjet tip “Mercedes Benz”.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve, me autorë të dyshuar këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel