U gjet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij, 68-vjeçari dyshohet të ketë ndërruar jetë nga konsumimi i Fotoksinës

25/09/2025 11:49
foto ilustruese

Durrës

Informacion paraprak

Pasditen e djeshme, u gjet trupi i pajetë i shtetasit B. R., 68 vjeç, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Kërtushaj. Ky shtetas dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të Fotoksinës. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Top Channel