
Një 54-vjeçar në Korçë ka rënë në pranga pasi me anë të mashtrimit I ka marrë 6300 euro një 53-vjeçari.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi Ilir Zisko i ka marrë disa herë para 53-vjeçarit, duke i premtuar se do ta ndihmonte me anë të njohjeve që kishte me disa drejtues të institucioneve shtetërore.
Shuma e parave dyshohet se i është marrë nga 54-vjeçarit gjatë 4 muajve.
Njoftimi i policisë
Korç
I mori 6300 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 54-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, se një shtetas i kishte marrë disa herë para, duke i premtuar se do ta ndihmonte me anë të njohjeve që kishte me disa drejtues të insitucioneve shtetërore, kanë kryer veprimet hetimore për rastin dhe kanë vënë në pranga shtetasin:
Ky shtetas dyshohet se gjatë 4 muajve, i ka marrë 6300 euro, 53-vjeçarit, nëpërmjet mashtrimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”.
Top Channel