“Shmangu perimetrin e sigurisë duke u fshehur te tubi metalik”, Drejtoria e Burgjeve: Bledar Selmanaj kundërshtoi me forcë policët

25/09/2025 11:48

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar zyrtarisht për tentativën e arratisjes një ditë më parë të Bledar Selmanajt. 

Ai ka dalë përmes një vrime të hapur në mur me mjete rrethanore dhe është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik, duke u fshehur pa kaluar asnjë perimetër sigurie. Forcat e sigurisë janë vënë në lëvizje dhe pas kontrollit të territorit është bërë lokalizimi dhe ndalimi i tij.

Gjatë ndalimit, i paraburgosuri ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë së Burgjeve. Aktualisht, ai është i akomoduar në dhomat e veçimit, deri në përfundimin e veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Drejtoria e Burgjeve konfirmon se ky shtetas ka tentuar edhe dy herë të tjera të arratiset nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri, përmes veprimeve aktive.

Top Channel