E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se takimi ndodhi në kohën kur asnjë nga emrat e përfolur s’ka dorëzuar ende kandidaturë.

Kreut aktual të SPAK, Altin Dumani i përfundon së shpejti mandati tre vjeçar në krye të prokurorisë së posaçme.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që  do të zhvillohen në Këshill. Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona“, thuhet në njoftimin nga ambasada amerikane.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel