Ky që shihni në foto, krahas viktimës, dyshohet se është autori vrasjes së 51-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Teilor Tivari, 24-vjeçari, akuzohet se ka dhunuar e më pas qëlluar me thikë 51-vjeçarin Valbon Beqiri, i njohur edhe me emrin Marko Beqiri.

Një takim feste i organizuar në apartamentin që viktima e kishte në ruajtje është shndërruar në tragjedi.

Vrasja është zbardhur shpejt nga policia pas dorëzimit të autorit të dyshuar, një prej të njohurve që mbrëmjen e kaluar ka qenë në apartament ku herë pas here viktima ftonte miq dhe konsumonin pije e lëndë narkotike.

Dyshohet se nën efektin e narkotikeve autori i dyshuar 24-vjeçari ka nisur të godasë viktimën fizikisht e më pas me thikë.

Autori, sipas burimeve nga grupi hetimor, nuk njihet si person problematik.

Rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë u njoftuan se në një banesë në këtë lagje ishte gjetur pa shenja jete shtetasi Valbon Beqiri, i njohur edhe me emrin Marko Beqiri, 51 vjeç, baba i një djali.

Top Channel