Aksident tragjik në aksin rrugor Peqin–Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit
25/09/2025 20:45
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Peqin–Elbasan.
Një furgon është përplasur me një makinë pastrimi (automjet i mbeturinave), duke shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të pastrimit, raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë në vendngjarje punonjësi i mbeturinave, 61-vjeçari, Kadri Dedej, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit.
Policia dhe shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive.
Top Channel