Aksident i rëndë në Durrës, shoferi 24-vjeçar përplas këmbësorin
25/09/2025 21:17
Aksident me pasojë një të plagosur në Durrës.
Policia bën me dije se rreth orës 20:30, në lagjen nr. 4, në “Rrugën e Portit”, automjeti tip Benz, me drejtues shtetasin M. P., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin I. D., 71 vjeç, banues në Durrës. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Top Channel