Top Story/ Shkarkimi i Veliajt si kryebashkiak mund të pezullohet nga Kushtetuesja? Ish-prokurori tregon mënyrën

24/09/2025 22:50

Një ditë më parë kryetari i bashkisë së Tiranës u shkarkua nga Këshilli Bashkiak.

I ftua në Top Story, ish-prokurori Eugen Beci tha se nëse Erion Veliaj e çon në Kushtetuese këtë vendim dhe nëse kjo gjykatë e merr në shqyrtim, automatikisht pezullohet shkarkimi.

“Nëse ne do kemi mundësinë të shohim që kryetari i bashkisë do ta ankimojë në Kushtetuese, automatikisht shkarkimi pezullohet, por a do ketë arsye dhe shkaqe? Deri tani jemi në shkeljen bazë, person duhet të dëgjohet në çdo proces edhe disiplinor administrativ”, tha ai.

Ndërkohë avokati Genc Gjokutaj tha se nuk do të merren në gjykim sepse është shkarkuar me motivin se ka munguar disa muaj nga detyra.

 

Top Channel