Gjykata e posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për zgjatjen e hetimeve edhe me 3 muaj për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Në muajin gusht, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha  pyeti zyrtarisht SPAK-un: Lidhur me dosjen 277/ 1 ndaj ish funksionarit Arben Ahmetaj, perse nuk i keni mbyllur ende hetimet? Cilat janë arsyet e zgjatjejs se afateve?

Dhe SPAK u përgjigj se përse nuk ka ende një vendim.

“Zgjatja e afateve hetimore është bërë sepse priten përgjigje nga autoritetet e huaja”, ishte kjo përgjigjja e SPAK.

Ndërkohë, ish-funksionari prej verës së 2023 është në kërkim nga drejtësia.

Top Channel