Një sherr me mjete të forta ka ndodhur në Nish Tulla të Durrësit.

Si pasojë mësohet se janë dëmtuar dy persona, një prej të cilëve është grua.

Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Durrësit ku po marrin trajtimin mjekësor, ndërsa policia po kryen veprimet për procedimin penal të personave të përfshirë në sherr.

Top Channel