“Opozita e donte Veliajn në krye të Bashkisë”/ Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: E gjithë kjo shkon në favor të kryebashkiakut

24/09/2025 22:35

“Shkarkimi i Erion Veliajt, nuk erdhi nga kontributi i opozitës”. Kjo është ajo që parashtroi gazetari Alban Dudushi në Top Story.

Sipas tij, opozitës i duhej Erion Veliaj në krye të Bashkisë Tiranë në këto momente si një tabelë qitjeje, ndërsa zgjedhjet e reja do ta dëmtonte shumë.

“Dëgjova disa këshilltarë aty që kishin ditën më të lumtur të jetës së tyre. Dita më e lumtur e jetës sonë është kur jemi bërë me fëmijë për shembull. Kjo gjëja është që të bënte të vije buzët në gazë. E gjitha ishte politikë dje. Edhe ajo që tha Rama në Asamble ishte që ky është një vendim politik që duhej marrë. Nuk mund ta merrte në momentin kur u arrestua. Nuk mund ta merrte këtë vendim siç tha Alimehmeti pas 11 majit se ishin bërë tre muaj. Në momentin kur mbaruan zgjedhjet, u mor vendimi. Nuk ka asnjë shenjë të opozitës këtu që ka ndonjë kontribut për shkarkimin e Veliajt. E gjithë lufta që kanë bërë nuk ka lidhje me shkarkimin e Veliajt.

Veliaj nuk është i interesuar të japë dorëheqjen, sepse duke qenë kryetar në detyrë i Bashkisë së Tiranës, janë të gjithë elementet e tjerë që ai i rendit në dosje. I gjithë ky proces i padrejtë që shkon në një të ardhme në favor të Veliajt.

Opozita e donte Veliajn aty. Në krye të Bashkisë. Opozitës i duhej një tabelë qitjeje. Opozitës nuk i duhen zgjedhje të reja në këtë moment”, tha Dudushi.

Top Channel