Nëna braktis fëmijët dhe e mitura largohet nga banesa/ Një grua dhe një vajzë e zhdukur në Fier
24/09/2025 11:22
Nëna e dy fëmijëve por edhe një 15 vjeçare, të dyja nga qyteti i Fierit rezultojnë të humbura.
Denoncimi i parë në policinë e Fierit është bërë nga ish-bashkëshorti i 38-vjecares. Shtetasja me iniciale V.H u kallëzua nga ish-bashkëshorti se është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijët e tyre të mitur. Policia thotë se po punohet për kapjen e 38-vjeçares.
Po ashtu në policinë e Fierit ka mbërritur një denoncim edhe nga një grua 44-vjecare. Kjo shtetase ka kallëzuar se i është larguar nga banesa vajza e saj e mitur 15 vjeçe. Policia thotë se po punohet për gjetjen e 15-vjeçares.
Top Channel