Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e sotëm në një nga galeritë private të Zonës D ku një 38 vjeçar me detyrë minator është aksidentuar gjatë punës nga shembja  e mineralit të kromit duke e zënë poshtë.

Fillimisht aksidenti është pikasur nga kolegët e tjerë të cilët janë munduar ti japin ndihmën e parë por fatkeqësisht 38-vjeçari kishte ndërruar jetë për shkatë plagëve të rënda në trup.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar policia lokale dhe ambulanca të  cilët kanë dërguar trupin e pajetë të 38 vjeçarit drejt spitalit ku do të kryhet ekspertiza.

Aktualisht grupi hetimor ka nisur hetimet rreth këtij aksidenti të rëndë ku dhe ka shoqëruar në komisariatin e Bulqizës personat drejtues të subjekti minerar për tu marrë në pyetje rreth shkaqeve të aksidentit

Top Channel