
Europa League ka ngritur siparin për sezonin e ri, me 18 skuadra që zbritën në fushë këtë të mërkurë.
Një vëmendje të veçantë e mori takimi në kryeqytetin kroat, aty ku Dinamo e Zagrebit mundi gjigantët turq të Fenerbahçes me rezultatin 3-1. Protagonist në golin e fitores ishte dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, i cili asistoi Beljon në minutën e 51’, duke kaluar në avantazh ekipin e tij për të dytën herë këtë mbrëmje, ndërsa në fund ishte Bakrar që shënoi dhe golin e tretë.
Vëmendja kryesore ishte në Sevilje, aty ku finalisti i Conference League, Betis, priste Nottingham Forest, me ekipin anglez që rikthehet të luajë në Europë pas plot 30 vitesh. Edhe pse të besuarit e Ange Postecoglus ishin duke triumfuar për 85 minuta, në fund ishte Antony i cili i dha një pikë të rëndësishme skuadrës spanjolle.
Një sfidë me interes të lartë ishte dhe ai mes Nice dhe Romës. Pas një pjese të parë të mbushur me kartona, verdhekuqtë italianë bënë mjaft mirë në pjesën e dytë, duke shënuar brenda 3 minutash me Ndickan dhe Mancinin. Francezët arritën të shkurtonin diferencën me Moffin, që realizoi saktë një 11-metërsh në minutën e 77’, por sërish dolën pa pikë në duelin e shtëpisë.
Gjermanët e Freiburg mundën 2-1 Baselin, Braga mori një fitore minimale me Feyenoord në shtëpi.
Në sfidat e tjera, Crvena Zvezda barazoi 1-1 me Celtic, ndërsa Malmo u mund 1-2 nga Ludogorets. Sa i përket takimeve të luajtura në 18:45, Midtjylland mundi 2-0 Sturm Graz, ndërsa PAOK-Maçabi Tel Aviv u mbyll pa gola.
REZULTATET:
Midtjylland 2-0 Sturm Graz
PAOK 0-0 Maçabi Tel Aviv
Betis 2-2 Nottingham Forest
Braga 1-0 Feyenoord
Crvena Zvezda 1-1 Celtic
Dinamo Zagreb 3-1 Fenerbahçe
Freiburg 2-1 Basel
Malmo 1-2 Ludogorets
Nice 1-2 Roma
Top Channel