“Anuela Ristani doli e mërzitur nga mbledhja”/ Gazetari zbulon prapaskenat nga takimi i Ramës me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun

24/09/2025 15:27

Pa u mbushur 24 orë nga shkarkimi Erion Veliajt nga detyra si kryetar i bashkisë së Tiranës, kryeministri thirri në zyrë nënkryetarët e bashkisë dhe Ogerta Manastirliun, të zgjedhurën e tij për të pasuar Erion Veliajn.

I ftuar në “Shqipëria Live”, gazetari Anri Bala tha se nënkryetarja Anuela Ristani doli 30 minuta para se të mbaronte mbledhja, dhe sipas tij ishte e mërzitur.

Sipas tij, Manastirliu është kryebashkiakia e komanduar deri sa të mbahen zgjedhjet për Tiranën.

“Ka qenë me 4 nënkryetarë dhe udhëzimi është që 4 nënkryetarët, nëse zgjaten afatet e shkarkimit të Veliajt, për shkak të kodit të ri do ketë datë tjetër për zgjedhjet, mund të shtyhen në prill-maj. Udhëzimi që Manstirliu të jetë e komanduar në vend të znj Ristani deri në zgjedhje. Do votojnë sërish dhe do shohim sesi do të votohet.

Znj Ristani ka dalë 30 minuta përpara dhe ka qenë shumë e mërzitur nga retorika e Ramës mbase. Takimi besoj, sipas gjasave këshilli i Ministrave do e shkarkojë Veliaj, Mesa di unë, vendimi do apelohet dhe do çohet në gjykatën kushtetuese”-u shpreh gazetari.

Top Channel