Një makinë ka dalë  nga rruga përgjatë aksit Peshkëpi–Kotë, me pasojë dy të plagosur. 

Aksident është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:30 kur një automjet tip Volkswagen, me targa AB541TT, doli nga rruga dhe përfundoi duke goditur një shtyllë të tensionit, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.

Sipas të dhënave paraprake, në mjet udhëtonin dy shtetas, të cilët u transportuan me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet policore, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel