
Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar dhjetëra steka me cigare në pikën kufitare të Kapshticës.
Për pasojë janë ndaluar dhe më pas proceduar dy vëllezër, banues në Bilisht.
Në pranga ranë shtetasit me iniciale R. T., 43 vjeç dhe K. T., 47 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akciza ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Njoftimi i policisë:
PKK Kapshticë/Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra për të cilat paguhet akcizë.
Kapen në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, 2 vëllezër që tentuan të kontrabandonin dhjetëra steka me cigare. Sekuestrohen stekat me cigare.
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare në PKK Kapshticë, për goditjen e paligjshmërive, u kaluan për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të RSh-së, shtetasit R. T. dhe K. T., banues në Bilisht.
Nga kontrolli, këtyre shtetasve iu gjetën dhjetëra steka me cigare, pa fatura blerjeje, që nuk i kishin deklaruar.
Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. T., 43 vjeç dhe K. T., 47 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akciza ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel