
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka përfunduar procedurat e verifikimit dhe vlerësimit paraprak për kandidaturat e paraqitura për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, i shpallur nga Gjykata e Lartë më 11 dhjetor 2024, pas përfundimit të mandatit të ish-kryetares Holta Zaçaj.
Nga 13 kandidatë që shprehën interes për këtë pozicion të rëndësishëm, KED ka përzgjedhur 6 emra që plotësojnë kriteret për të kaluar në fazën e mëtejshme të vlerësimit profesional dhe moral.
Kandidatët e përzgjedhur janë:
Asim Vokshi
Florian Ballhysa
Naureda Llagami
Alban Toro
Genta Tafa
Emri i gjashtë nuk është bërë ende publik nga Këshilli, ndërkohë që pritet që në javët në vijim të zhvillohet vlerësimi i thelluar i kandidatëve dhe renditja e tyre për t’iu paraqitur përzgjedhjes përfundimtare.
Kjo është një nga vakancat kyçe në trupën e Gjykatës Kushtetuese, një institucion që luan një rol thelbësor në garantimin e rendit kushtetues dhe mbrojtjen e të drejtave themelore në vend.
Top Channel