Mot i kthjellët dhe kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin, ja si parashikohet moti për këtë të martë
23/09/2025 07:20
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në orët e mesditës.
Era me drejtim jugperëndim – juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 10 m/s.
Deti – Valëzimi i forcës 1-2 ballë.
Top Channel