Këshilli Bashkiak mblidhet sot për shkarkimin e kryebashkiakut, Grida Duma në Top Story: Pikëpyetjet që ngre çështja Veliaj

23/09/2025 09:45

Këtë të martë pritet  të mblidhet Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës, ku në rend ditë do të jetë kërkesa e këshilltarëve socialistë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Në nisje të emisionit “Top Story”, moderatorja Grida Duma ngriti pyetjet se a do e vazhdojë Veliaj betejën juridike, dhe pse nuk bën deklarata politike siç ka bërë deri më sot për të qartësuar opinionin publik.

“Pyetjet që ngre çështja Veliaj dhe zgjedhjet e reja për bashkinë e Tiranës, janë pyetje me shumë dimensione. Si duhet të jetë fati i Veliaj apo çfarë do të ndodhë me zgjedhjet e Tiranës. A do të vijojë ai betejën juridike, por duhet analizuar sa është kjo një betejë politike? Çfarë pikëavarazhi lëviz le të themi brenda maxhorancës kjo lloj betejë politike mes të vetëve, apo jo.

Dhe çfarë e çon sot Erion Veliaj të mos bëjë deklarata të natyrës politike siç ka qenë e udhës për të deri më sot të qartësonte opinionin publik me letra të hapura për çështjen dhe sistemin e drejtësisë, për sistemin ndërkombëtar që po e ndjek apo për avokatët e vet. Ka shumë për të diskutuar, sesi ndodhi që opozita mori vendimin për të bashkuar votat me maxhoranën he sesi do arrijë opozita të mos duket sikur shkon në të njëjtën trajektore me maxhorance. Duhet lexuar e gjitha dhe si një analizë e kushtetueses dhe të drejtave të njeriut”-u shpreh Duma.

Top Channel