I dehur në timon u përplas me një automjet, arrestohet 38-vjeçari në Fier

23/09/2025 10:53

Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin me iniciale M.Sh., 38 vjeç, pasi ditën e djeshme u përfshi në një aksident.

Sipas uniformave blu, 38-vjeçari, në gjendje të dehur u përplas me një automjet dhe për pasojë u lëndua.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-M. Sh., 38 vjeç, banues në Patos, pasi në fshatin Kuqar, motomjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Si pasojë u dëmtua 38-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel