
Altin Hajri vazhdon të jetë në kërkim nga drejtësia që nuk po e gjen dot për çështjen më të rëndësishme atë të rrëmimit e zhdukjen e Jan Prengës, por për këtë shqyrtim i akuzuari ka kërkuar pezullimin.
Gjatë seancës së radhës avokatët e Hajrit deklaruan se gjykata e posacme duhet të mbyllë përkohësisht gjykimin dhe t’ia kalojë çështjen për kontroll incindental Gjykatës Kushtetuese.
Mbrojtja e të pandehurit, nuk trajtoi asnjë nga provat apo akuzat për të cilat SPAK rëndon Hajrin për rrëmbim, fshehje dhe asgjësim të Jan Prengës, por sollën një nen të kodit penal për të cilin pretendojnë se është jo kushtetues.
Avokatët thanë se 109/3 i Kodit Penal është një dispozitë që parashikon dënimin e përjetshëm dhe nuk ka marzh për dënimin minimal. Diçka e tillë e kthen gjykatën në një notere të prokurorisë duke i mohuar diskrecionin për të vendosur mbi parimet e individualizmit deklaruan më tej avokatët.
Gjykata e Posaçme nuk ka vendosur ende mbi këtë kërkesë, ndërkohë që më herët gjykimi kundër Hajrit u mbaj i pezulluar për një vit për të shteruar fazat e njoftimit të tij, që është ndarë në tre fraksione, njëra ndaj kopshtarit Festim Bexhdili dënuar së fundmi me burgim të përjetshëm, 5 të tjerë së bashku me Dritan Rexhepin po procesohen në të njëjtën gjykatë, kurse ai që konsiderohet si kryesori për rrëmbimin e Prengës, Gentian Funiqi, ende nuk është i është dorëzuar drejtësisë nga autoritetet spanjolle.
Nga rrëmbimin i Prengës në 2020, autoritetet dështuan ta gjejnë trupin e tij ndërkohë që u zbulua se viktima u morr peng në fillim për shkak të vjedhjes së një sasie kokainë nga i vëllai qe jetonte në Angli.
Shenja e fundit e Jan Prengës ishin disa pamje filmike të bllokuara në kompleksin nën pronësi të Hajrit, një pronë që qëndroi përkohësisht nën sekuestron nga SPAK duke ju rikthyer më vonë pronarëve.
Pamjet provojnë transportimin e Jan Prengës nga rrëmbyesit, mes të cilëve i tillë konsiderohet edhe kopshtari kompleksit.
Top Channel