
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar afër mesnatës së kaluar në Durrës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55, afër “Katër Rrugëve të Shijakut”, në fshatin Pjezë.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit në rrugë kanë qenë faktorët kryesorë që çuan në përplasjen fatale. Një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga një 19-vjeçar me banim në Shijak, është përplasur me një Ford, që drejtohej nga një 26-vjeçar nga Sukthi.
Përplasja ka qenë fatale për 26-vjeçarin G. K., i cili humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi F. R., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe mbikëqyrjen e Policisë, pasi ndaj tij do të vijojnë procedurat ligjore lidhur me aksidentin.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes tragjike.
Top Channel