“Vota e PD pro shkarkimit të Veliajt, Rama ta lejojë të flasë në Këshill”, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën

22/09/2025 12:57

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur poshtë zërat se opozita do të bojkotojë zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë Tiranë.

Nga konferenca për shtyp, Berisha tha se PD ka kandidatë potencial, ndërsa komentoi edhe shkarkimin e kryebashkiakut aktual, Erion Veliaj.

Ai tha se në emër të PD kërkon që Veliaj të marrë pjesë në Këshillin Bashkiak, në mbledhjen për shkarkimin e tij ditën e nesërme.

Kërkojmë që Veliaj të lejohet të flasë para këshillit bashkiak. Këshilltarët tanë kanë përsëritur votën për shkarkimin e tij. Nëse Rama nuk ka frikë nga Veliaj, ta lërë të flasë atë. Është e drejtë që nuk mund t’i mohohet.

PD ka jo një, por disa kandidatë të shkëlqyer ju garantoj se PD ka kandidatë të pakrahasueshme me korbën e korrupsionit. Nuk jam unë i autorizuar të nxjerr emrat, por siguroj që PD ka kandidatë të pakrahasueshëm me korbën e kovidi.

PD do bëjë përpjekje për të hyrë me koalicion. Do përpiqemi të biem në ujdi me partitë opozitare, me ato që ndihen. Aty debati do jetë për kandidatura. Ne nuk themi “ose kandidatura jonë, ose nuk ka koalicion me ne”. Secili është i vetëdijshëm që zë kryesor do jetë PD-ja.”-u shpreh Berisha.

Top Channel