
Vetëm pak më shumë se dy muaj nga mocioni i mosbesimit ndaj saj dhe kabinetit që drejton, Ursula von der Leyen dhe Komisioni Europian përballen me një situatë të ngjashme.
Në mesin e një breshërie kritikash mbi marrëveshjen doganore me administratën Trump, KE duhet të përgatitet për një tjetër votëbesimi në Parlamentin Europian në fillim të tetorit.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA njoftoi se kryetarja e PE-së, Roberta Mezzola i ka informuar tashmë ligjvënësit për votimin e planifikuartë mbahet mes datave 6 dhe 9 tetor.
Mocioni miratohet kur kërkohet nga të paktën 72 eurodeputetë, ose një e dhjeta e 720 eurodeputetëve, siç kërkohet nga rregullat.
Pakënaqësitë e grupit të krahut të djathtë Patriotët për Evropën (PfE) dhe grupit parlamentar të majtë, drejtohen kryesisht kundër von der Leyen, por një votë mosbesimi mund të zbatohet vetëm për të gjithë Komisionin Evropian. Kritikat e tjera ndaj saj përfshijnë politika e ndjekura për çështjet e klimës dhe të emigracionit.
Eurodeputetët e akuzojnë më tej von der Leyen për mungesë transparence dhe censurë dhe kritikojnë marrëveshjet tregtare me Mercosur dhe SHBA-në.
“Evropa është sot më e dobët se kurrë, sepse Presidentja e Komisionitvazhdimisht dështon të adresojë sfidat më urgjente”, thuhet në propozimin e Patriotëve, sipas “Politico”.
Kreu i grupit të majtë në Parlamentin Evropian, eurodeputeti gjerman Martin Schirdevan, tha ndër të tjera: “Komisioni ka bërë një marrëveshje katastrofike doganore me Trumpin”, ndërsa shton se ky pakt është në këndvështrimin e tij një sulm ndaj industrisë evropiane dhe do të shkatërrojë mijëra vende pune.
Po kështu, konsiderohet se Komisioni ka heshtur për një kohë të gjatë lidhur me katastrofën humanitare në Rripin e Gazës.
Top Channel