
Autoritetet në Filipine dhe Tajvan janë në gatishmëri të lartë për Supertajfunin Ragasa (ose Nando) teksa ai po shkon drejt Kinës kontinentale, duke u shoqëruar me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.
Stuhia e fuqishme pritet të godasë ishujt Batanes në orët në vijim, sipas shërbimit kombëtar meteorologjik të Filipineve. Tajfuni po shoqërohet me erëra deri në 250 km/orë.
MONSTER NANDO
Super Typhoon #Ragasa (#NandoPH) further intensifies sustaining winds of 215 km/h (10-min ave. winds) and gusts up to 265 km/h.
EXTREMELY DANGEROUS and LIFE-THREATENING conditions are expected on areas near the center of this storm. pic.twitter.com/zOGfyp3gHY
— Philippine Weather (@Phil_Weather) September 22, 2025
Autoritetet filipinase kanë urdhëruar evakuimin e zonave të cenueshme në pjesën veriore të vendit. Shkollat dhe shërbimet publike do të mbeten të mbyllura sot në Manila dhe 29 provinca në të gjithë vendin. Autoritetet lokale “nuk duhet të humbasin kohë” duke “zhvendosur familjet” nga zonat e cenueshme, tha Sekretari i Brendshëm Johnwick Remulia, ndërsa ekspertët paralajmëruan për rrezikun e përmbytjeve të përhapura dhe rrëshqitjeve të dheut në pjesën veriore të Luzonit, ishullit më të madh dhe më të populluar të vendit.
Autoritetet në Tajvan janë gjithashtu në gatishmëri, ku pritet evakuimi i afërsisht 300 banorëve në Qarkun Hualien, në pjesën lindore të ishullit.
Top Channel