
Një sulm ajror rus në qytetin juglindor ukrainas të Zaporizhias vrau tre persona dhe plagosi dy të tjerë herët të hënën, thanë zyrtarët.
“Mëngjesi i së hënës në Zaporizhia filloi me shpërthime dhe zjarre”, shkroi guvernatori Ivan Fedorov.
Ai tha se forcat ruse hodhën të paktën 10 bomba ajrore në qytetin me rreth 700,000 banorë gjatë sulmit.
Sulmi dëmtoi 15 pallate dhe 10 shtëpi, si dhe ndërtesa të tjera, tha ai, duke shtuar se trupi i një gruaje u nxor nga rrënojat.
Dy persona humbën jetën si pasojë e sulmit të # fashistëverusë në #Zaporizhia.
Two people died as a result of the attack of #Russian fascists on #Zaporizhia.
The enemy launched 5 KABs bombs on the city.
As a result a private residential building was completely destroyed.
❗More people are being searched for under the rubble.#Ukraine️ pic.twitter.com/iSXfbYqWe1
— Olena_Wave🇺🇦 (@OlenaWave) September 22, 2025
Armiku lëshoi 5 bomba KAB mbi qytet. Si rezultat, një ndërtesë private banimi u shkatërrua plotësisht.
Forcat Ajrore Ukrainase thanë se rrëzuan 132 dronë rusë gjatë natës, duke regjistruar nëntë goditje në shtatë vendbanime.
Në rajonin verilindor të Sumy-t, sulmet me dronë plagosën dy persona të dielën dhe gjithashtu dëmtuan infrastrukturën civile dhe shtëpitë, tha guvernatori Oleh Khryhorov.
Sulmi në rajonin e Kievit plagosi një person dhe dëmtoi ndërtesa apartamentesh dhe shtëpi, thanë shërbimet e emergjencës.
Top Channel