Lihet në burg 38-vjeçari që abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të bashkëjetueses, ja çfarë deklaroi në Gjykatën e Elbasanit

22/09/2025 10:16

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për 38-vjeçarin, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.

Autori i dyshuar, i cili pretendohet se kreu marrëdhënie seksuale për 3 muaj me vajzën e mitur të bashkëjetueses, është lënë në burg.

38-vjecari edhe një herë pranoi aktin, duke deklaruar se ka qene me pëlqimin e vajzës.

Ai u ndalua nga policia pas një denoncimi për abuzim seksual nga 15-vjeçarja, e cila në prani të psikologes dhe efektivëve të policisë ka deklaruar se prej muajsh është abuzuar seksualisht nga partneri i të ëmës.

Nëna e vajzës ka dalë në mbrojtje të partnerit, duke akuzuar të bijën. E mitura tani është strehuar në një qendër të viktimave të trafikimit.

Top Channel