
Zv.Presidenti JD Vance mbajti një fjalim emocional dhe sfidues në shërbesën përkujtimore të Charlie Kirk, duke e përshkruar ngjarjen jo si një moment zie, por si një ringjallje të trashëgimisë dhe besimit të aktivistit konservator.
“Vrasësi i lig që na mori Charlie-n priste që sot të kishim një funeral, por në vend të kësaj, miqtë e mi, ne patëm një ringjallje dhe një festë të Charlie Kirk dhe Zotit të tij, Jezu Krisht,” tha Vance nga skena në State Farm Stadium në Arizona.
“Ata u përpoqën të heshtnin mikun tim — mikun tonë — Charlie Kirk, sot ne flasim për Charlie më fort se kurrë.”
Zv.Presidenti vuri theksin edhe te të pranishmit e shquar në ceremoni, duke thënë se e gjithë administrata ishte aty sepse ishte Kirk ai që i ndihmoi të arrinin atje.
Vance e përdori vendndodhjen si simbol të ringritjes dhe qëllimit: “Nën diellin e nxehtë të Arizonës, të mbrojtur në një qytet të madh dhe të ndritshëm që etërit tanë ndërtuan nga shkretëtira, dhe nga kjo shkretëtirë, Charlie Kirk ngriti një lëvizje. Ai e transformoi fytyrën e konservatorizmit në kohën tonë dhe, duke bërë këtë, ndryshoi kursin e historisë amerikane për brezat që vijnë në të gjithë vendin.”
Fjalët e zv.Presidentit pasqyruan tonin e shërbesës: më pak një lamtumirë, dhe më shumë një thirrje për të vazhduar punën që Kirk kishte nisur.
Top Channel