
Nga Shëngjini, Durrësi e Vlorës e deri në bregun e detit të Jonit, cilësia e ujërave larës të plazheve shqiptare ndryshon nga një zonë në tjetrën, duke u përmirësuar në jug e përkeqësuar në qendër të Shqipërisë.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit në raportin për cilësinë e ujërave larës rendit si plazhet me ujëra më të pastër se një vit më parë, bregdetin e Jonit, përfshirë këtu Dhërmiun, Jalën e Ksamilin.
Ekspert të mjedisit këtë situatë ja atribuojnë bizneseve të cilat po tregohen më të kujdesshme për të tërhequr turistët duke implementuar impiantet për ujërat e ndotur.
Por jo e mirë dhe me me përkeqësim paraqitet situata në Shqipërinë e Mesme. Durrësi, Kavaja dhe zonat pranë Semanit shfaqin përsëri tejkalime të normave europiane, si plazhet më të ndotur kryesisht për shkak të shkarkimeve urbane.
Ekspertët e mjedisit i shohin pozitive përdorimin e impianteve të ujërave të ndotur nga bizneset, por bëjnë thirrje që edhe qeveria të investojë më shumë në përmirësimin e ujërave larës me grupet përkatëse monitoruese.
Top Channel