“Mbështetje për aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s”/ Ministri i Jashtëm i Estonisë bisedë telefonike me Spiropalin

21/09/2025 12:31

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun estonez Margus Tsahkna.

Ky i fundit i përcolli Spiropalit urimet e tij për emërimin në detyrën e re të Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ministri i Jashtëm i Estonisë njofton në rrjetin social X se me Spiropalin diskutoi “mbi shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore nga Rusia dhe nevojën për konsultime të Nenit 4 me NATO-n.”

Postimi i Margus Tsahkna:

Një bisedë e shkëlqyer e parë me homologen time 🇦🇱, @elisaspiropali, të cilën e përgëzova për emërimin e saj si Ministre e Jashtme e Shqipërisë.

Diskutuam shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore nga Rusia dhe nevojën për konsultime të Nenit 4 me NATO-n.

Estonia dhe Shqipëria janë partnerë dhe aleatë të mirë. Presim me padurim thellimin e bashkëpunimit tonë.

 

Top Channel