Premie League/ Liverpuli triumfon në derbin e ‘Merseyside’, United kthehet te fitorja ndaj Çelsit , golat e Casemiros dhe Fernandes i japin 3-pikëshin ‘Djajve të Kuq’ 

20/09/2025 18:04

Kampionati anglez solli sot emocionet e 7 sfidave në javë e pestë të tij 

Trensferya e pare ishte derbi i ‘Merseyside’ mes Liverpulit dhe Evertonit. Siç pritej, ndeshja ishte pothuajse e barazpeshuar gjatë gjithë 90 minutëshit, por Liverpuli u tregua më ‘kirurgjikal’ para portës, pasi në minutën e 10-të gjeti golin e avantazhit me anë të Gravenberch, ndërsa në minutën e 29-të blerja 90 milion paundshe, Hugo Ektitike dyfishoi avantazhin e ‘scouserave’. Evertoni e çoi avantazhin në një gol në minutën e 58-të me anë të Gueye, por nuk arritën te gjejnë golin e barazimit.  

Ndërkohë, ‘djajtë e kuq’ mundën në Old Trafford blutë Londrës me rezultatin 2-1. Kartoni i kuq për portierin e Çelsit në minutën e 6-të e komplikoi ndeshjen për londinezët dhe goli i avantazhit për United nuk vonoi, pasi në minutën e 14 Bruno Fernandes gjeti rrjetën. Në minutën e 37-të Casemiro shënoi dhe golin e dyte për United. Në minutën e 45+5 ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq. Ne minutën e 80-të Çelsi gjeti rrjetën me ane të Chalobah, por pa mundur të gjejnë dhe golin e barazimit.  

Ndër te tjera, Brighton dhe Tottenham ndanë nga një pikë pasi barazuan me rezultatin 2-2, Burnley i Brojës dhe Nottingham po ashtu barazuan me nga një gol, Crystal Palace mori 3 pikë në shtëpinë e West Ham, Leeds triumfoi ndaj Wolves, ndërsa Fulham mori 3 pikë përballë Brentford në shtëpi.

REZULTATET

RENDITJA

Top Channel