Mitro Çela rrëfen historinë dramatike të Kujtim Spahivoglit: Shkëlqeu në teatër, e internuan në Fier dhe e ndanë nga gruaja. Si vdiq i vetmuar 55 vjeç në Bërzhitë 01/02 23:22
Pas betimit në Presidencë, ashtu siç është bërë tashmë ritual, kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrat e tij ka ecur në këmbë drejt kryeministrisë.
Në krah të djathtë të Ramës qëndronte zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe në krahun e majtë Mirela Kumbaro.
Ministrave iu desh të prisnin për disa momente në semaforin e kuq pranë Presidencës përpara se t’i drejtoheshin godinës së Këshillit të Ministrave.
Fillimisht bënë një foto dhe më pas janë drejtuar në njërën prej zyrave të mbledhjeve ku kanë zhvilluar edhe takimin e parë të mandatit të katërt.
Top Channel