“Në krye të PD ende njerëz që humbën në 2013”, Grida Duma: Kjo parti po e deklaron vetë vdekjen e saj, në 13 vite opozitë nuk del asnjë kandidat përballë Berishës? 05/05 19:58
Pas betimit në Presidencë, ashtu siç është bërë tashmë ritual, kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrat e tij ka ecur në këmbë drejt kryeministrisë.
Në krah të djathtë të Ramës qëndronte zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe në krahun e majtë Mirela Kumbaro.
Ministrave iu desh të prisnin për disa momente në semaforin e kuq pranë Presidencës përpara se t’i drejtoheshin godinës së Këshillit të Ministrave.
Fillimisht bënë një foto dhe më pas janë drejtuar në njërën prej zyrave të mbledhjeve ku kanë zhvilluar edhe takimin e parë të mandatit të katërt.
Top Channel