
18/09 14:03
Kombëtarja shqiptare ka shfaqur performancë të kënaqshme gjatë muajit shtator, duke fituar dy ndeshje radhazi: miqësoren kundër Gjibraltarit dhe sfidën zyrtare ndaj Letonisë.
Këto fitore kanë ndihmuar kuqezinjtë të ngjiten në renditjen e FIFA-s, nga vendi i 68-të në të 66-in.
Edhe Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar një arritje historike. Falë fitores ndaj Suedisë, “Dardanët” kanë shënuar pozicionin më të lartë që nga viti 2016, duke u ngjitur në vendin e 91-të, krahasuar me të 95-in në renditjen e mëparshme.
Në krye të listës vazhdon të qëndrojë Spanja, e cila mban vendin e parë ndër kombëtaret më të forta të botës.
Top Channel