Aksident i frikshëm te “21 Dhjetori”, makina përmbyset në mes të rrugës
17/09/2025 15:01
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, pranë “21 Dhjetorit”.
Një automjet është përmbysur në mes të rrugës, por për fat të mirë pa njerëz të lëndua. Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të menaxhuar situatën dhe për të normalizuar trafikun në zonë.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin.
Top Channel