
Mbrëmja e parë e Champions League dhuroi spektakël në katër ndeshjet e saj të orës 21:00.
Reali i Madridit arriti një fitore me rezultatin 2-1 përballë Olympique Marseille. Francezët shtangën madrilenët në minutën e 22’ me anë të një goli të Timothy Weah, por baraspesha erdhi pas 7 minutash nga mbappe falë një 11-metërshi.
Gjërat u vështirësuan për të besuarit e Alonsos, kur Carvajal u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 72’, por Mbappe, 9 minuta nga fundi realizoi një tjetër 11-metërsh, që i dha “Los Blancos” tri pikët e para në fazën e ligës.
Spektakli i vërtetë erdhi nga Torino. Juventusi barazoi 4-4 nga Dortmundi. Goli i parë erdhi në minutën e 52’ nga Adeyemi, teksa në harkun kohor të 4 minutave shënuan Yildiz, Nmecha dhe Vlahovic. Në të 74’ Couto shënoi golin e tretë për verdhezinjtë, ndërkohë Bensebaini solli qetësinë për ekipin e Niko Kovac, ose të paktën ashtu u duk. Në minutën e 94’ Vahovic ngushtoi diferencën dhe pas dy minutash ishte Kelly që barazoi në mënyrë spektakolare sfidën.
Benfica u mposht me përmbysje nga ana e Qarabag në Lisbonë me rezultatin 2-3, ndërsa Tottenhami u mjaftua me një autogol kundër Villarrealit.
REZULTATET:
REAL MADRID 2-1 MARSEILLE
Mbappe (P) 29’, (P) 81’ / Weah 22’
JUVENTUS 4-4 DORTMUND
Yildiz 63’, Vlahovic 67’, 90+4’, Kelly 90+6’ / Adeyemi 52’, Nmecha 65’, Couto 74’, Bensebaini (P) 86’
BENFICA 2-3 QARABAG
Barrenechea 6’, Pavlidis 16’ / Andrade 30’, Duran 48’, Kashchuk 86’
TOTTENHAM 1-0 VILLARREAL
Luiz Junior (A.G) 4’
Top Channel