Trump do të marrë pjesë në funeralin e Charlie Kirk/ Presidenti i SHBA: Ne duhet t’i mposhtim psikopatët e së majtës radikale

12/09/2025 13:43

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se do të marrë pjesë në funeralin e aktivitetit Charlie Kirk.

Funerali do të mbahet në Arizona. Ata më kanë kërkuar të shkoj dhe unë e kam për detyrim. Kur të jetë caktuar funerali, unë do të shkoj”, tha Trump.

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump sulmoi përsëri “të majtën radikale”, duke thënë “Ne duhet t’i mposhtim psikopatët e së majtës radikale. Ne duhet t’i godasim ata fort”.

Në një deklaratë tjetër, presidenti amerikan theksoi nevojën për një përgjigje jo të dhunshme nga mbështetësit e tij, duke thënë se “Charlie Kirk ishte kundër dhunës. Kjo është mënyra se si dua që njerëzit të reagojnë“.

Ndërkohë bashkëshortja e Kirk, Erika Franzweg është fotografuar duke zbritur nga Air Force Two me zëvendëspresidentin e SHBA-së J.D. Vance dhe gruan e tij, Usha. Air Force Two, avioni i zëvendëspresidentit të SHBA-së, u përdor për të transportuar trupin e aktivistit përsëri në shtetin e tij të Arizonës.

 

Top Channel