Mashtroi klienten e saj dhe i mori një shumë të madhe eurosh, shpallet në kërkim avokatja nga Lushnja

10/09/2025 10:34

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Fierit kanë shpallur në kërkim një avokate, pasi dyshohet se ka marrë një shumë eurosh nga një klientë duke e mashtruar.

Sipas policisë në kërkim është shpallur shtetasja me iniciale K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Ajo është kallëzuar nga një tjetër shtetase, e cila ka deklaruar se i ka marrë një shumë eurosh, duke e mashtruar se do të përshpejtojë procesin për regjistrimin e pronës së saj.

Policia bën me dije se po punohet për kapjen e shtetases K. K., si dhe për verifikimin e kallëzimit.

Top Channel