Të shoqëruar nga forca policie, autobusi i skuadrës letoneze mbërrin në “Arenën Kombëtare”

09/09/2025 19:15

Teksa pak minuta na ndajnë nga starti i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Letonisë, skuadra letoneze ka mbërritur në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Të shoqëruar nga disa forca policie, autobusi i skuadrës mike u fut në tunelin e stadiumit, teksa lojtarët iu drejtuan dhomave të zhveshjes.

Sfida starton në orën 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Top Channel