Shqipëria e “dënuar” për fitore, bastet nxjerrin favorit absolut Kombëtaren kuqezi, shanse minimale për Letoninë

09/09/2025 18:54

Shqipëria pret Letoninë në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026.

Sipas tregut të bastit, Kombëtarja kuqezi është favorit i madh për të marrë fitoren.

Sipas koeficienteve aktualë, fitorja e Shqipërisë ofrohet me 1.35, duke treguar qartë besimin e lartë të tregut në triumfin e skuadrës së trajnerit Sylvinho.

Barazimi është vlerësuar me një koeficient prej 4.90, që tregon mundësinë më të ulët, ndërsa suksesi i Letonisë vlerësohet me 11.50, duke u paraqitur si opsioni më pak i mundshëm nga bastvënësit.

Këto koeficiente reflektojnë pritshmëritë e tifozëve dhe ekspertëve për një fitore të kuqezinjve, që janë të detyruar të marrin tri pikët për të mbajtur gjallë ëndrrën për në Botërorin 2026.

Ndeshja fillon në orën 20:45 dhe do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Top Channel