Prezantimi në shqip i librit “Lidership”, Rama: Privilegj dhe përgjegjësi të shkruaja parathënien e këtij botimi

09/09/2025 19:11

Kryeministri Edi Rama ishte prezent këtë mbrëmje në prezantimin e “Lidership”, libër nga Henry Kissinger që vjen në shqip përmes një botimi të veçantë.

Në këtë libër parathënia është e shkruar nga vetë kryeministri, fakt për të cilin ai tha se ishte shumë i lumtur dhe se ishte përgjegjësi e madhe po ashtu.

“Ka qenë një nga ushtrimet më të vështira parathënie e këtij libri, në sensin e përgjegjësisë, sepse të fusësh fjalët e tua në një libër që janë fjalët e një njeriu të jashtëzakonshmi, nuk është diçka shumë e lehtë. Faleminderit shumë!

Përkthimi është goxha i shëndetshëm, duke pas lexuar dhe origjinalin pata pak frikë ta hapja, por dua t’i komplimentoj përkthyesit sepse ishte përkthim shumë i mirë”, u shpreh Rama.

Top Channel